10-shja e parë e PDK-së nuk përfaqëson asnjë vlerë, as histori, janë thjesht anti-UÇK

Shkruan: Astrit Gashi

Kjo 10-she e PDK-së nuk përfaqëson as vlerë, as histori është thjesht inxhinieri politike e urbanistëve anti-UÇK.

Në momentin kur PDK duhej të ishte e sinqertë me vetveten, zgjodhi të bëjë të kundërtën. Mungesa e Fatmir Limajt nuk është rastësi por ishte strategji e qëllimshme për të shuar zërin e UÇK-së brenda listës dhe për ta zëvendësuar me njerzë të ri që nuk mund të kundeshtojnë këtë plan të “urbanisteve”

Kështu ndodh që Rrahman Rama vendoset para Xhavit Halitit, sikur dikush të kishte ambicie të rishkruajë një histori që nuk i takon. Ndodh që vendi i dhjetë i jepet Sala Jasharit një emër i nderuar, por këtu më shumë so dekor sepse si anëtare e re, ajo nuk ka hapësirë të përballet me këtë grup të mbyllur, dhe prania e saj mbetet thjesht simbolike për mbulesë!

Si mund të jenë Besa Kabashi Ramaj dhe Arben Mustafa në top-10 kur nuk e mbajnë dot peshën e atij pozicioni? Qëllimi është i qartë shkatërrimi i PDK-së nga brenda përmes një liste të projektuar jo për fitore, por për nënshtrim. Urbanistët e brendshëm e kanë vizatuar këtë listë sipas interesave të tyre, jo sipas meritës.
Emani Rrahmani para Elmi Reçicës si mund të projektohet kjo?

Për Vlorën s’ka nevojë shumë koment ajo etabolohet kudo dhe dihet që ishte gati të shkonte diku tjeter vetem të mbetej ambasadore.

Nuk besoj se ka idealist apo anëtar të devotshëm të PDK-së që mund ta votojë këtë 10-she të projektuar në një kafeteri që sot është mbyllur për veprimtari të paligjshme njësoj siç kjo listë është mbyllur për frymën e UÇK-së. Bedri Hamza në këtë listë është një gjeneral pa pervojë dhe humbjen e ka të sigurtë! Sepse keshtu është projekti i një grupi të PDK-së që kanë qellim shkatrrimin e partisë që rezultati do të jëtë shumë i ulët rreth 20%.