Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka rrëfyer anën e saj emocionale në intervistën për emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ajo foli për premtimin e veçantë që i kishte dhënë Gjestit, duke u zotuar se do të ishte pranë tij në kohët më të vështira.
Sipas Xhenetës, ky ishte një vendim i pastër dhe i sinqertë, i ardhur jo për lojë, por nga brenda saj.
“Ndërgjegjia ime më tha ta bëja këtë. Më jep qetësi dhe më bën të fle më mirë. Ai e meriton, sepse edhe në momentet e mia të vështira, ka qenë gjithmonë aty për mua”, u shpreh ajo.
Deklarata e saj është komentuar gjerësisht, duke u vlerësuar si një prej rrëfimeve më të sinqerta të saj pas daljes nga shtëpia.