Një prej vullnetarëve britanikë që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka rrëfyer emocionet e tij të fuqishme lidhur me përvojën në luftë dhe lidhjen e pakushtëzuar që ka krijuar me vendin. Ish-ushtari britanik tregon se Kosova nuk ka qenë thjesht një mision, por është shndërruar në një pjesë të identitetit të tij.
“Për Kosovën ngrihem në këmbë! Rashë në dashuri me të!” – deklaron ai, duke theksuar se populli kosovar, mikpritja dhe sakrifica e tyre e kanë prekur thellë.
Ai kujton momentet e luftës, vendosmërinë e ushtarëve të rinj shqiptarë dhe shpirtin e fortë të rezistencës që, siç thotë ai, e frymëzoi t’i qëndronte UÇK-së deri në fund.
Sot, vite pas luftës, ish-ushtari britanik mbetet një nga zërat më miqësorë të Kosovës në Britani, duke thënë se ky vend do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në jetën dhe zemrën e tij.