Artistit të njohur Gjesti i është dashur të përballojë një nga dhimbjet më të mëdha të jetës: humbjen e vëllait të tij. Dhe tani, pas heshtjes së gjatë dhe momenteve të errëta, ai po rikthehet me një projekt që pritet të godasë fort zemrat e publikut.
Burime të afërta bëjnë të ditur se kënga e tij e re, e cila do të publikohet shumë shpejt, titullohet “Më Mungon” — një dedikim i drejtpërdrejtë dhe i thellë për vëllain që ai humbi.
Videoklipi, i xhiruar në atmosferë të ftohtë dhe dramatike, reflekton emocionet që Gjesti ka kaluar muajt e fundit: dhimbje, mungesë, por edhe dashuri të pafund për njeriun që nuk është më pranë.
Fansat tashmë kanë shpërthyer në komente, duke i shprehur mbështetje të plotë artistit dhe duke pritur me padurim publikimin e këngës.
Kjo duket të jetë një nga këngët më personale të Gjestit, një mesazh i fortë që çdo njeri që ka humbur dikë të dashur do ta ndjejë në shpirt.
Publikimi – shumë shpejt.