Moment i ‘zjarrtë’ për Dolcen në Grande Fratello, ja ç’ndodhi mes saj dhe njërit prej djemve (VIDEO)

Aventura e Dolces në shtëpinë e “Grande Fratello” ka marrë një kthesë të papritur, pasi banorja shqiptare është bërë protagoniste e një momenti mjaft provokues me një nga djemtë e shtëpisë.

Pas deklaratave të saj ku mohoi çdo interes romantik për Edin në Big Brother VIP Kosova, duket se sharmi i saj po tërheq vëmendjen e banorëve italianë, të cilët nuk kanë mbetur indiferentë.

Atmosfera u ndez mbrëmjen e djeshme kur Domenico improvizoi një kërcim “striptease” dedikuar ekskluzivisht Dolces.

Performanca kulmoi kur ai hoqi bluzën gjatë kërcimit dhe ia hodhi konkurrentes, duke krijuar një situatë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.