Një aludim i fortë dhe i papritur ka tronditur panelet televizive së fundmi, ku është hedhur dyshimi se babai i banorit të Big Brother VIP Kosova, Tonit, mund të jetë pronar i një shtëpie publike.
Ky diskutim vjen menjëherë pas hyrjes së tij të bujshme në shtëpi, ku ai u tregua kritik ndaj Bias duke e gjykuar moralisht dhe duke i sugjeruar të birit të afrohej me Elijonën.
Gjatë emisionit “7 pa 5”, moderatorja u shpreh: “Flitet se babai i Tonit ka shtëpi publike”.
Kjo deklaratë shkaktoi reagime të menjëhershme në studio, ku të ftuarit e tjerë diskutuan mbi hipokrizinë e mundshme të situatës.