Bie versioni i parë: Detaje të reja për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, duke ndryshuar versionin që qarkulloi fillimisht në media.

Sipas informacioneve të fundit nga familjarët, raportimi se artisti ndërroi jetë në skenë gjatë një koncerti nuk qëndron.

E vërteta është se Shpati ndodhej në Itali me familjen për një kontroll mjekësor të djalit të tyre, dhe jo për performancë muzikore.

Tragjedia ka ndodhur në banesën ku po qëndronin. Mësohet se këngëtari ishte ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete.

Shkaku dyshohet të jetë një atak kardiak fatal, pavarësisht se më herët ai kishte pasur vetëm shqetësime të vogla me zemrën.

Kjo ngjarje bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se historia po përsëritet; raportohet se edhe babai i Shpatit ishte ndarë nga jeta saktësisht në të njëjtën moshë, 40 vjeç, dhe nga e njëjta arsye, duke vulosur një fat tragjik për familjen Kasapi.