Vdes ish-ushtarja e ish-mjekja e UÇK-së, Ajete Bashota

Ka vdekur ish-ushtarja e ish-mjekja e UÇK-së, Ajete Bashota.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili vlerësoi lartë përkushtimin në QKMF-në në Podujevë.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Ajete Bashotës, profesionistes së përkushtuar të QKMF-së në Podujevë dhe Ushtares e Mjekes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dr. Ajete Bashota do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, si në shërbim të pacientëve poashtu edhe në shërbim të lirisë së vendit si luftëtare e mjeke e lirisë.

Në emër të Komunës së Podujevës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur”, thuhet në telegramin e i tij.