Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” po regjistron shifra të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, ku protagonistët absolutë të momentit janë çifti më i ri, Edi dhe Dolce.
Pas konfirmimit të afrimitetit të tyre, një video e shkurtër e postuar në rrjet ka bërë xhiron e internetit.
Në pamjet virale, shihet Edi teksa përqafon Dolcen dhe mbështet kokën në trupin e saj dhe e puth në bel, një moment ky mjaft intim dhe provokues.
Mirëpo ajo që ka shokuar të gjithë është shikueshmëria rekord. Siç dëshmohet nga të dhënat, brenda më pak se 24 orëve, kjo video e vetme ka arritur shifrën prej mbi 10 milionë shikime.
Megjithatë, kjo shifër ka hapur menjëherë një debat të nxehtë në rrjet. Shumë ndjekës dhe komentues kanë nisur të hedhin hije dyshimi, duke aluduar se kemi të bëjmë me një shtim artificial të shikimeve, pasi një numër i tillë konsiderohet pothuajse i pamundur për tregun shqipfolës në një kohë kaq të shkurtër.
Mbetet mister nëse interesi për çiftin është realisht kaq i “çmendur” apo nëse ka pasur ndërhyrje teknologjike për të fryrë shifrat.
