Heqja e fshikëzës së tëmthit: çfarë ndodh më pas dhe 3 rreziqet për t’u pasur parasysh

Fshikëza e tëmthit është një organ i vogël në formë dardhe nën mëlçi, që ruan dhe lëshon tëmthin – lëngun që ndihmon tretjen e yndyrnave. Ajo mund të preket nga gurët në tëmth, kolecistiti akut, pankreatiti nga gurët, dhe rrallë, kanceri i fshikëzës së tëmthit. Këto gjendje shkaktojnë dhimbje që mund të përhapet në shpinë ose kraharor, si edhe ethe, kruarje, lodhje, fryrje dhe të përziera.

Shumica e rasteve trajtohen me heqjen e fshikëzës së tëmthit. Pas operacionit, njerëzit jetojnë normalisht, por mund të përjetojnë diarreh dhe fryrje, pasi tëmthi rrjedh drejtpërdrejt në zorrë. Komplikimet janë të rralla, por mund të përfshijnë gjakderdhje, dëmtim të kanalit biliar, rrjedhje të tëmthit, trombozë, ose dëmtime të zorrëve dhe enëve të gjakut.

Pas operacionit rekomandohet shmangia e ushqimeve me yndyrë. Fillimisht këshillohen lëngje dhe ushqime shumë të lehta, duke kaluar gradualisht në porcione të vogla ushqimesh të forta. Dieta duhet të jetë e pasur me produkte me pak yndyrë, drithëra, perime, fruta dhe produkte pa yndyrë. Pas disa ditësh mund të shtohen ushqime me fibra si bishtajoret, panxhari, okra, dhe fibra të tretshme si karotat, spinaqi, arrat, patatet. Duhet shmangur: yndyrat e rënda, produktet e përpunuara, mishi i yndyrshëm, ëmbëlsirat dhe kafeina.

Rikthimi në aktivitet ndodh zakonisht brenda 2–4 javësh.

Mundësitë e rrezikut pas operacionit:
1. Gastriti nga refluksi biliar – ushqimet e rënda mund të shkaktojnë fryrje, diarrehë dhe refluks të tëmthit.
2. Rritje e rrezikut për kancer të zorrës së trashë – rritja e acideve biliare në zorrë mund të irritojë kolonin.
3. Gurë në kanalin biliar – tek disa njerëz mund të formohen gurë edhe pa fshikëzën e tëmthit.

(Ky informacion është vetëm informues. Konsultohuni gjithmonë me mjekun për këshilla mjekësore.)