Bia dhe Toney kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut, pasi gjatë ditës së sotme u panë duke flirtuar hapur me njëri-tjetrin.
Gjatë mbrëmjes, Bia vendosi të lahej në vaskë, ndërsa Toney qëndronte shumë afër saj, duke vazhduar flirtin dhe bisedat mes tyre. Në një moment, Bia e ftoi Toney-n të hynte në vaskë, por ai vendosi të mos bashkohej.
Pak më vonë, ajo kërkoi një shampo, dhe Toney ia hodhi atë nga një lartësi, ndërsa Bia iu afrua që shampo të binte mbi trupin e saj.
Skena u perceptua nga ndjekësit si tepër intime dhe sensuale, duke shtuar edhe më shumë zërat për një romancë të mundshme mes dy banorëve.
https://www.instagram.com/reel/DRaa1Esivt5/?igsh=MXIwdTUweGNraHJlcQ==