Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë një lajm të pikëlluar përmes një postimi në Facebook. Ai njoftoi se ka ndërruar jetë Valoni, djali i Luan Bukollës dhe nipi i Sali Bukollës, të cilët i cilësoi si patriotë të mëdhenj.
“Paska ndërruar jetë Valoni, djali i Luan Bukollës, nipi i Sali Bukollës, një patriot i madh. Kjo familje ndër breza i qëndroi pranë atdheut. Ashtu si Saliu, Luani nuk është ndalur asnjëherë në shërbim të atdheut e të kombit”, shkroi Haradinaj.
Ai u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve.
“Zoti u dhashtë forcë familjes dhe miqve në tejkalimin e dhimbjes. Valoni u prehtë në paqe”, shtoi ai./Raporto24