“Hipotekimi” i vendit të dytë nga Shqipëria në Grupin K, kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ka bërë jehonë
Kombëtarja për të realizuar ëndrrën e saj duhet të kalojë fazën “play-off”.
Përtej golit të Kristjan Asllanit dhe euforisë nga kampi ynë në transfertën kundër Andorrës, Armando Broja ishte totalisht në “hije”.
Gazetarja sportive Qeqa Krelani, e cila është shqiptare e Kosovës ka reaguar me nota të larta ironike kundrejt sulmuesit 24-vjeçar.
Qeqa Krelani: Broja, bëhu burrë edhe shko merr ndihmë profesionale. Urgjent të duhet ndihë psikologjike! Ti ke për shënuar së shpejti gol…por vetëm nëse ndeshja zgjatë 5 ditë. Tifozeria shqiptare është tifozeria më e durueshme në botë. Janë njerëz qe falin. Urime Shqipëria”.