Vajza e Michael Jackson-it tregoi vrimën në hundën e saj të shkaktuar nga përdorimi i drogës: “Ia shkatërrova vetes jetën, por tani kam 6 vjet që jam e pastër.”

“Mos u merrni me drogë, fëmijë. Nuk ju rekomandoj, sepse droga ma shkatërroi jetën,” thotë Paris Jackson në një video ku flet për pasojat që ka pësuar trupi i saj nga varësia.

Vajza e Michael Jackson-it, Paris, shpesh flet për të kaluarën e saj problematike dhe varësinë nga droga.

Këngëtarja 27-vjeçare, në fillim të këtij viti, ka ndarë se është e pastër tashmë pesë vjet, por ende flet për përvojën e saj të keqe me shpresën se do të rrisë ndërgjegjësimin tek të rinjtë.

Paris nuk e fsheh se për vite me radhë ka përdorur drogë dhe ka pasur problem me alkoolizmin, dhe tani ka folur edhe për pasojat që ka pësuar trupi i saj nga veset.
Në një video, e cila aktualisht është shpërndarë në një profil të një admiruesi të Paris-it, ajo zbulon se në hundë ka një vrimë si pasojë e përdorimit të shpeshtë të drogës në të kaluarën.

“Akuptova se kurrë nuk kam folur për këtë, dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e dukshme.
Mund të fryj shumë fort, sepse mund të dëgjoni kur marr frymë përmes hundës, dhe kjo është për shkak se kam një gjendje të quajtur septum i perforuar (vrimë në ndarësen e hundës),” thotë Paris në video.