Matoshi e VV-së: O fIaka ju daltë krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakëve se nuk vidhet Mitrovica!

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adriana Matoshi ka reaguar për rastin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Komunën e Mitrovicës -Jug.

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polle 2 herë, por dështun keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.

O flaka ju daltë krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakëve se nuk vidhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë.

Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli! Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”, ka shkruar ajo.