Diellza, e dashura e Altin Vitisë, i riut nga Prishtina që u nda nga jeta disa ditë më parë, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për humbjen e tij përmes një postimi në platformën TikTok.
Postimi i saj, i shoqëruar me foto të çiftit, ka prekur thellë, duke shprehur një dhimbje që thyen zemrën për jetën e shuar në lule të rinisë.
Dedikimin më prekës e bëri një zë që Diellza ka përdorur në sfond të videos, i cili tregon shkatërrimin e saj shpirtëror:
“Të dy kemi vdekur atë ditë. Vetëm ti ndalove së marri frymë.”
Kjo frazë e rëndë dhe plot emocion nënkupton se humbja e Altinit ka qenë një vdekje shpirtërore edhe për vetë Diellzën, duke e bërë dhimbjen e saj të perceptohet si totale.
Në shkrimin shoqërues të videos, e cila shfaq Altinin dhe Diellzën në momente të lumtura, ajo i drejtohet të ndjerit Altin Vitia (familjar i ministrit Arben Vitia) me këto fjalë:
“Pusho në paqe gjysma ime tjetër, një pjesë e imja shkoi me ty Altin Vitia”
Postimi i Diellzës ka mbledhur plot komente ngushëlluese nga ndjekësit, të cilët ndajnë pikëllimin për këtë humbje tragjike.
Ngushëllime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu
https://vm.tiktok.com/ZMAnbkFxh/