Arrestohet Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se kanë arrestuar Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.