Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Policia ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen që tronditi sonte fshatin Balaj të Ferizajit.
Burime të Sinjalit konfirmojnë se bëhet fjalë për Bekim Ramusajn, i cili profilin në Facebook, e ka të mbushur plot me armë.
Ky i fundit dyshohet se është përfshirë në rastin ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Brahim Ramusa.
Njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë angazhuar menjëherë në terren dhe kanë realizuar aksionin për kapjen e të dyshuarit, ndërsa Prokuroria ka marrë të gjitha masat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja rreth këtij rasti sapo të konfirmohen nga autoritetet.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.