Mihrije Braha publikon foto më vjehrrën në pushime

Këngëtarja e njohur kosovare Mihrie Braha ka ndarë një moment të veçantë familjar nga pushimet.

Ajo u shfaq e buzëqeshur pranë vjehrrës së saj, duke demonstruar lidhjen e ngushtë dhe dashurinë e thellë që ndan me të. Në një postim të ngrohtë në rrjetet sociale, Mihria shprehu vlerësimin e saj për vjehrrën, e cila për të është një figurë model në jetën e saj.

“Prania jote është bekim për familjen tonë. Je një shembull i vërtetë i durimit, mençurisë dhe dashurisë familjare. NËNË- Vjehërr,” shkroi ajo krahas postimit, duke shtuar emocionet e saj për rolin e familjarëve në jetën e saj.

https://www.instagram.com/reel/DKy1KTPISP2/?igsh=MTQ2b2dwOWdtazBvYw==