Gjesti dhe Era Istrefi kanë marrë rrugën përtej oqeanit, ku do të performojnë në disa koncerte për publikun shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Dyshja, që duket se ndan një raport shumë të mirë kolegial, janë parë duke shijuar udhëtimin së bashku. Ka qenë Era ajo që ka ndarë një video në rrjete sociale ku shfaqet me Gjestin në makinë, teksa të dy duken në super humor menjëherë pas mbërritjes në New York.
Përveç atmosferës pozitive, nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë duke diskutuar edhe për një bashkëpunim muzikor, ndonëse asgjë s’është konfirmuar ende.
https://www.instagram.com/reel/DK1grD2CHru/?igsh=Znlyc3psc3dwMmYw
Publiku shqiptar në diasporë, ndërkohë, mezi pret t’i dëgjojë live dy artistët me hitet e tyre fantastike. /Prive By Liberta Spahiu