‘Ku nihet muzika’, vjen dueti i parë mes Shyhrete Behlulit dhe Gilit

Dy ikonat e muzikës popullore shqiptare, Shyhrete Behluli dhe Gili, kanë bashkuar forcat për herë të parë në karrierën e tyre me një duet të titulluar “Ku nihet muzika”.

Ky projekt i shumëpritur shënon një moment të veçantë në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë së bashku dy zëra që kanë lënë gjurmë për dekada.

Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga Ilir Berani – emër i njohur për hitet e tij.
Orkestrimi mban firmën e mjeshtrit Miti Geci, ndërsa videoklipi është prodhuar nga MProduction.

Kjo këngë është më shumë se një bashkëpunim – është një festë për muzikën shqiptare dhe një dhuratë për të gjithë fansat që kanë ëndërruar të dëgjojnë këto dy bilbilat në një këngë të vetme. /Prive By Liberta Spahiu

‘Ku nihet muzika’, vjen dueti i parë mes Shyhrete Behlulit dhe Gilit