Pak minuta para Prime-t, dalin votat: Ja kush pritet të jetë finalisti i dytë mes Eglit dhe Laertit

Big Brother VIP Albania është drejt fundit, dhe finalja e madhe do të mbahet më 19 prill.

Deri tani është konfirmuar finalistja e parë, Rozana Radi, ndërsa mbrëmjen e sotme do të mësojmë edhe finalistin e dytë.

Në një nominim kokë më kokë ndodhen Egli Tako dhe Laert Vasili, dhe vetëm njëri prej tyre do të sigurojë vendin në natën finale të spektaklit.

Pak orë para shpalljes së rezultatit, Top Albania Radio ka publikuar një sondazh online, ku duket qartë se Egli kryeson me bindje, duke marrë plot 85% të votave, kundrejt Laertit që mbetet shumë pas.