B “Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel me një episod maratonë nga ora 16:00 deri në 19:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.
Në pjesën e dytë me moderatorë Gjesti dhe Laerti. Të ftuar fillimisht Rozana dhe Ola
Ola ka rrëfyer një ngjarje të fëmijërisë, ndërkohë Laerti flet për takimin me të.
Gjesti: Ola, si ka qenë jeta para se të hyje?
Ola: Shumë e angazhuar me punën. Kam biznesin tim … biznes veshjesh, por jam edhe influencer.
Laerti: E kemi për jetën private…ke diçka për të ndarë me ne?
Ola: Po, një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2000. Kam qenë fëmijë tekanjoz dhe mbipeshë. Mami më ka mbajtur në krah, nuk më linte vetëm. Kemi qenë një ditë në lagje… kam qenë 2 vjece. Të gjithë i kemi parë armët, ’97-ta… Në një moment unë me mamin kemi qenë duke ecur. Dy banorë të lagjes kishin konflikt, njeri qëlloi, nuk na kapi asnjë nga tre pumbat fatmirësisht.
Laerti: Olën nuk e vret as plumbi! Po, si e ndien veten në shtëpi? Dole dhe hyre..
Ola: Mua më lezeton që ka nisur një debat nga një gjë e vogël…
Laerti: Çfarë nuk të vret të bën më të fortë…
Ola dhe Laerti sqarojnë takimin e tyre.
Takimi jonë ishte një takim njohjeje,-thotë Laerti.
“Ola vendos vetë, e kam thënë edhe në shtëpi, nuk është prona ime”.
Gjesti: A ke ndonje impuls?
Laerti: Jo, jemi duke parë dinamikat,
Ola: Nuk jemi fëmijë, jemi të rritur.
Laerti: Ola është e lirë … Unë xhelozitë e vogla i ka tejkaluar. Nuk do mërzitesha nëse do të bënte një takim njohjeje me dikë tjetër. Gjithsesi duhet ta flasim ne të dy vetëm për vetëm… Aldos i ka thënë që je i lirë të bësh ftesën.