Gruaja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ka shënuar përvjetorin e 14-të të martesës me një urim të veçantë në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi nga dita e dasmës, duke e shoqëruar me mbishkrimin “14 vite martesë”, çka ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka marrë reagime të shumta pozitive.
Postimi është komentuar me urime për çiftin, duke vlerësuar harmoninë dhe jetën e tyre familjare ndër vite. Përparim Rama dhe bashkëshortja e tij njihen për ruajtjen e privatësisë, ndërsa raste të tilla shënojnë momente të rralla publike nga jeta e tyre personale.