Këngëtari Ylli Demaj është i njohur për repertorin e tij me këngë të suksesshme dhe për faktin se jetën private e mban larg vëmendjes publike. Ai rrallëherë ndan momente personale me publikun.
Së fundmi, Ylli ka publikuar një instastory ku shfaqet pranë bashkëshortes së tij, shkruan “Kosovarja”.
Në pamje, ajo mbështet kokën në supin e këngëtarit, duke dhënë një moment të qetë dhe intim mes çiftit.
Çifti ndodhej në aeroplan në momentin e realizimit të fotos. Pamja vjen si një nga ato rastet e rralla kur Ylli Demaj zgjedh të ndajë një fragment nga jeta e tij familjare.