Këngëtari i njohur shqiptar, Blerando, ka qenë për disa muaj larg paraqitjeve skenike, duke munguar gjithashtu edhe në rrjetet sociale, gjë që ka ngjallur kureshtje te fansat e tij, shkruan Raporto24.
Megjithatë, heshtja e tij duket se po merr fund. Përmes një postimi të shkurtër, por domethënës, Blerando ka paralajmëruar rikthimin e tij, duke shkruar: “Heshtja zgjati pak… po muzika kurrë nuk u ndal. Sonte ora 18:00 – TikTok.”
Ky njoftim ka zgjuar menjëherë interesin e publikut, ndërsa mbetet të shihet se çfarë surprize ka përgatitur artisti për ndjekësit e tij.
