Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut.
Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta ka arrestuar një person.
Burime të Indeksonline mësojnë se është arrestuar një 54-vjeçar pasi që i njëjti dyshohet se është kapur në një motel me një vajzë të moshës së mitur(12 vjeçare).
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.