Prime-i i mbrëmshëm në Big Brother VIP Kosova u dominua nga diskutimet mbi trekëndëshin e krijuar mes Toney-t, Benitës dhe Klodit. Klipi i transmetuar vuri në pikëpyetje qëllimet e Benitës, duke krijuar një atmosferë të rëndë dhe plot pasiguri. Por, duket se mënyra më e mirë për t’i mbyllur gojën dyshimeve, për ta, ishte afërsia fizike.
Pas përfundimit të spektaklit, situata ndryshoi rrënjësisht. Toney dhe Benita janë parë të pandarë në shtrat, ku temperaturat u rritën ndjeshëm.
Kamerat kanë kapur momente tejet intime, ku dyshja nuk i ka kursyer përkëdheljet dhe ledhatimet e gjata ndaj njëri-tjetrit. Të mbuluar pjesërisht, por me një gjuhë trupi që fliste qartë, ata duket se gjetën ngushëllim në krahët e njëri-tjetrit pas “sulmeve” të Prime-it.
Këto skena pasioni u shoqëruan edhe me deklarata të forta emocionale. “Unë çmendem për ty”, i pëshpëriti Toney, ndërsa Benita i dha sigurinë që i mungonte: “Mundemi të vazhdojmë edhe jashtë, nëse është mundësia”.
Pas këtyre pamjeve, trekëndëshi duket thjesht një kujtim i largët.