‘Nuk lejohet martesa me katolik’, Pranvera e cila është muslimane nuk përmbahet, i kthehet ndjekësit

Pranvera dhe Marjani, një çift i njohur në rrjetet sociale, kanë tërhequr vëmendjen e publikut me lidhjen e tyre, e cila sfidon normat tradicionale.

Ajo që filloi si një histori dashurie, tani është bërë një temë debati për shkak të besimeve të ndryshme fetare mes tyre.

Çifti ka ndarë me ndjekësit e tyre momente të përditshme, duke krijuar një lidhje të ngushtë me ata. Megjithatë, Pranvera ka vendosur të reagojë ndaj komenteve negative që kanë ardhur për jetën e saj private dhe martesën me Marjanin, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe tolerancës.

Një ndjekës i saj e kritikoi publikisht, duke e quajtur lidhjen e tyre si “imoralitet” për shkak të feve të ndryshme. Pranvera, e cila është myslimane, e mori këtë mesazh si një thirrje për të shpjeguar se feja është një çështje personale dhe se çdo individ ka të drejtën të zgjedhë për veten e tij.

Screenshot