Një mërgimtare shqiptare 60-vjeçare është kthyer në sensacion në Zvicër, pasi është shpallur gruaja më “hot”, duke sfiduar çdo paragjykim për moshën dhe bukurinë. Historia e saj ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë e kanë quajtur me admirim: “MAMI SHQIPTARË”.
Edhe pse në moshën 60-vjeçare, ajo shfaqet plot energji, stil dhe vetëbesim, duke treguar se bukuria nuk ka afat skadence. Vetë mërgimtarja ka treguar se frymëzimin më të madh e ka marrë nga fëmijët e saj, të cilët e kanë inkurajuar të mos heqë dorë nga vetja dhe të ndihet krenare për atë që është.
“Në Zvicër më kanë vlerësuar shumë. Më kanë bërë të ndihem e bukur dhe e fortë, pa u ndjerë në siklet për moshën,” – shprehet ajo.
Rasti i saj është parë nga shumë ndjekës si një mesazh i fortë për gratë shqiptare, veçanërisht për ato që jetojnë jashtë vendit: mosha nuk është pengesë për t’u ndjerë mirë me veten, për t’u veshur bukur dhe për të qenë inspirim për të tjerët.
Historia e 60-vjeçares ka ndezur debate pozitive online, ku disa e quajnë ikonë stili, ndërsa të tjerë e shohin si shembull force dhe dashurie për veten.