Në shtëpinë më të famshme në vend, tensionet po rriten çdo ditë e më shumë. Kësaj radhe, Ludo Lee ka komentuar me tone kritike sjelljet e Benitës dhe Elijonës në raport me Klodin, banorin që po qëndron në qendër të vëmendjes për shkak të afërsisë me vajzat – pavarësisht faktit se ka një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Në një bisedë me disa prej banorëve, Ludo u shpreh hapur:
“Nuk dinë me lëshu dorë prej një mashkulli që është në lidhje. Kjo tregon shumë për karakterin.”
Deklarata e tij u prit me reagime të ndryshme brenda shtëpisë, ndërsa në rrjete sociale ka shkaktuar valë komentesh nga ndjekësit që ndajnë mendime të kundërta – disa duke e përkrahur qëndrimin e Ludosit si “të drejtë dhe të sinqertë”, e të tjerë duke e quajtur “teprim dhe gjykim të panevojshëm”.
Marrëdhënia mes Klodit, Benitës dhe Elijonës po shihet nga publiku si një nga trekëndëshat më të ndërlikuar të këtij edicioni. Shumë shikues kanë vërejtur afërsinë fizike dhe flirtin mes tyre, ndërsa të tjerë e konsiderojnë këtë si pjesë të lojës, transmeton Teleshkronja Post.
Ludo, i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta dhe pa filtra, duket se nuk ka ndërmend të heshtë për këtë dinamikë që po krijon përplasje brenda dhe jashtë shtëpisë.