Kur brezat e heronjve takohen – Lulzim Jashari dhe Shukrije Ramadani në një moment simbolik

Një fotografi me vlerë të veçantë emocionale dhe historike po qarkullon në rrjete sociale, ku shihen Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, së bashku me Shukrije Ramadani, bashkëshorten e heroit të kombit Agim Ramadani.

Pamja ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarë e familjarë dëshmorësh, të cilët e kanë cilësuar këtë moment si simbol të vazhdimësisë së sakrificës dhe respektit ndër breza. Figura e familjeve të heronjve mbetet një kujtesë e gjallë e çmimit të lirisë dhe e unitetit kombëtar.