Historia e çiftit të verbër:Nuk u panë kurrë,por u dashuruan pafund

Historia e këtij çifti të verbër ka filluar nga bankat shkollore në shkollë për të verbër në Pejë!
Bajrami ka lindur i verbër, ndërsa Shadija e humbi shikimin në moshën 7-vjeçare. Ata u njohën në shkollë dhe dashuria e tyre u kurorëzua me martesë. Sot jetojnë bashkë, duke u përballur çdo ditë me sfida të mëdha, në një shoqëri ku jeta për personat e verbër është shumë më e vështirë.

Mes mungesës së shikimit, ata gjejnë dritë te njëri-tjetri. Historia e Shadije dhe Bajram Gashit është dëshmi se dashuria, forca dhe dinjiteti shohin më larg se sytë.