Hekuran Murati: Mbi 20 mijë euro mbështetje për çdo fëmijë nga lindja deri në moshën 16 vjeçare
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se shteti po ofron mbështetje të konsiderueshme financiare për nënat lehona dhe fëmijët, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sipas Muratit, çdo nënë lehonë e papunë përfiton 500 euro në muaj për 6 muaj, që në total arrin në 3,000 euro. Kësaj i shtohen edhe shtesat mujore për fëmijët, të cilat pritet të rriten në 90 euro në muaj, apo 1,080 euro në vit.
“Pra, vetëm në vitin e parë, mbështetja për nënat e reja kalon shumën prej 4 mijë eurosh. Ndërsa shtesat për fëmijë vazhdojnë me 1,080 euro në vit deri në moshën 16-vjeçare”, ka shkruar Murati.
Ai ka theksuar se, në total, për secilin fëmijë, shteti ofron mbi 20 mijë euro mbështetje financiare, nga lindja e deri në moshën 16 vjeçare.
Murati e ka cilësuar këtë si një politikë të paprecedentë sociale, duke shtuar:
“Kur ka pasur këso Qeverie më përpara? Mos lësho pe.”
Hekuran Muratit, çdo nënë lehonë e papunë përfiton 500 euro në muaj për 6 muaj, që në total arrin në 3,000 euro.