FOTO/ Nora Istrefi sërish single, KËNGËTARJA i jep fund lidhjes me PARTNERIN misterioz!

Në fund të marsit, Nora Istrefi festoi ditëlindjen e saj.

Në një festë private mes miqsh, të shumtë kanë qenë VIP-at e njohur që kanë marrë pjesë në festën që këngëtarja ka organizuar në shtëpinë e saj.

Por ajo që të gjithë prisnim, ishte që të shikonim Norën me një partner në krah.

Duke qenë se prej kohësh përflitet se këngëtarja nuk është më vetëm, prisnin që ta shihnim edhe djaloshin që i ka fituar zemrën, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Duket se si lidhjen, si ndarjen nga partneri, këngëtarja e ka mbajtur private.

Në një dalje të sajën televizive, këngëtarja u shpreh se nuk ishte vetëm, duke preferuar që mos të zgjatej më në detaje.

Por pas disa kohësh, duket se kjo histori ka marrë fund dhe çifti nuk është më bashkë.

Kështu, Nora është sërish ‘single’ dhe preferon që të mos flitet për jetën e saj private.