Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhiu, ka kërkuar sqarim nga Fjolla Morina lidhur me shprehjen “unicë” që ajo kishte përdorur ndaj saj.
Fjolla shpjegoi se këtë fjalë e kishte përdorur për mënyrën se si Shkurta e kishte shikuar, sipas saj, me një shikim “vrasës”. Megjithatë, debati mes tyre u përshkallëzua, me Fjollën që i tha Shkurtës se me të nuk mund të bënte lojëra të tilla.
“Shumë keq, vrasëse, qysh më ke shiku. Ishalla të kanë kapur kamerat. Këtë fjalë e përdorin të gjithë, Shkurta, se e di ku po dëshiron të dalësh. Të gjitha gjuhët i di nga pak, edhe duhet t’i dish se të del punë. Me mua nuk mund të luash lojëra të tilla, viktimizime, harroje”, tha Fjolla.
Ajo shtoi: “Kishe nuk e di çka është… E di shumë mirë çka është, Shkurta, se mbiemrin nuk po ta di kush je. Nuk bën ta shikosh dikë ashtu kur është duke ngrënë bukë, oj shoqe.”
Pas kësaj, Fjolla u largua nga tavolina, ndërsa Shkurta vazhdoi të fliste. Fjolla insistoi se nuk dëshironte ta vazhdonte diskutimin, duke ia kthyer shpinën dhe duke bërë “twerk”.
“Mos më vendos mure. Ti je ajo që po ikën nga unë, jo unë nga ti. E di që je king, por nuk e di pse kingu po ikën, mos ik. Unë jam gëzuar që ke ardhur, të kam përqafuar dhe të kam uruar mirëseardhje. Mua nuk m’i vret sytë ti. Unë nuk të urrej ty hiç, se nuk i urrej njerëzit për asgjë, hiç, sikur ti”, u shpreh Shkurta.
Fjolla mbeti e vendosur të mos e vazhdonte debatin.
“Ta bëj murin unë. Nuk ke shans ti me mua të debatosh dhe më lë rehat”, përfundoi ajo