Emocione të forta sonte në Prime, Elijona hap zemrën me rrëfimin e saj

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Kosova” pritet të jetë një nga më prekëset e këtij edicioni.

Sonte, Elijona, banorja më e re në moshë e shtëpisë, e cila pavarësisht viteve, ka dëshmuar të jetë një nga banoret më të komentuara dhe më të pëlqyera nga publiku për lojën e saj të matur.

Gjatë “Prime-it” të sonte, Elijona do të hapë zemrën për të ndarë me shikuesit detaje nga jeta e saj dhe sfidat e mëdha që i është dashur të kalojë. Ky rrëfim pritet të sjellë emocione të forta jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te mbarë opinioni publik që e ka mbështetur që në ditët e para të hyrjes së saj.

Historia që ka prekur zemrat e shqiptarëve
Kujtojmë se Elijona, që në fillim të rrugëtimit të saj, ka rrëfyer një pjesë të historisë së saj të dhimbshme familjare. Vetëm katër vite më parë, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë kur nëna dhe motra e saj humbën jetën në një aksident tragjik.

Ky rrugëtim i saj në BBVK shihet si një provë force dhe guximi për të përballuar dhimbjen përmes ambicies për të ardhmen.