Në një rrëfim që ka prekur thellë publikun, Elijona ka ndarë historinë e saj personale, duke zbuluar anën më të ndjeshme të jetës. “E kom rrit vetën bre, jom kon shumë e vetmune…”, u shpreh ajo, fjalë që u pritën me emocione të forta nga banorët dhe shikuesit.
Deklarata e saj solli një atmosferë të rënduar emocionale, ku shumë u ndjenë të identifikuar me përjetimet e Elijonës. Rrëfimi i sinqertë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit e cilësuan si një nga momentet më prekëse deri tani, duke e përgëzuar për guximin për të folur hapur për plagët e së kaluarës.