Në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, po dalin në pah detaje tronditëse nga nata kritike.
Njëri nga të akuzuarit, Kushtrim Kokalla, para trupit gjykues po paraqet mbrojtjen e tij, ku ka deklaruar se i kujtohet që në natën kur është kuptuar vrasja, sipas tij, Naim Murseli i ka thënë “e kreva punën”, transmeton Klankosova.tv.
“Po më kujtohet që ma ka thënë këtë, i kam thënë mos më fol për kësi gjëra mua, as nuk më ka interesuar”, deklaroi ai para trupit gjykues, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.
Se a ishte takuar me Granit Plavën pas ngjarjes së rëndë, ose nëse kishte biseduar me të, sa ishte në të njëjtën dhomë me Naimin, Kokalla tha se po, kishte komunikuar me Plavën.
“Sa kam qëndruar në dhomë, Graniti më ka shkruar, më ka thënë a po vjen në diskotekë në Prishtinë. I kam thënë jo se kam rast, nuk mund të vij as nuk jam takuar me të, as s’kam folur asgjë”, deklaroi ai.